Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, së bashku me presidentin e Republikës, Bajram Begaj zhviluan homazhe dhe vendosën kurora me lule pranë Monumentit “Nëna Shqipëri”, në nderim të Dëshmorëve të Atdheut.
Në mesazhin e saj, Spiropali thotë se sakrifica e tyre është themeli i lirisë sonë dhe i brezave.
“Sot përulemi me nderim të thellë ndaj Dëshmorëve të Atdheut, djemve dhe vajzave që e deshën Shqipërinë me jetë. Sakrifica e tyre është themeli i lirisë sonë dhe të brezave.
Nderimi më i madh për Dëshmorët është të realizojmë amanetin për të cilin ata ranë fli: Shqipërinë e zhvilluar, të drejtë dhe demokratike, e barabartë në dinjitet me kombet e kontinentit ku përkasim.”, shkruan Spiropali në mesazhin e saj.