Politikë

“Eja drejt fitores” – PD publikon sloganin e fushatës, thirrje për qytetarët që të mblidhen më 11 prill në sheshin “Nënë Tereza”

Shkruar nga Liberale
“Eja drejt fitores” – PD publikon sloganin e fushatës,

Partia Demokratike ka shpallur zyrtarisht sloganin e saj për çeljen e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit: “Eja drejt fitores”.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, lideri demokrat Sali Berisha ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në çeljen e fushatës, e cila do të mbahet më 11 prill, në orën 19:00, në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.

“Në këtë moment vendimtar për të ardhmen e Shqipërisë, bashkohuni me Partinë Demokratike dhe Aleancën për Shqipërinë Madhështore për të nisur së bashku rrugëtimin drejt fitores”, thuhet në njoftimin e PD.

Sipas deklaratës, gjatë aktivitetit do të prezantohet edhe programi i demokratëve për qeverisjen e vendit, ndërsa qytetarët ftohen të marrin pjesë bashkë me miqtë dhe familjarët e tyre.

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH