“Polymarket”, platforma më e njohur e tregjeve të parashikimeve në botë, bën parashikimin për zgjedhjet e 11 majit.
Shqipëria përgatitet për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, një prej treguesve më interesantë ndërkombëtarë.
"Polymarket" i jep Edi Ramës një probabilitet prej 97% për të qenë sërish Kryeministër i vendit pas këtyre zgjedhjeve – një sinjal i qartë i besimit të tregjeve globale tek vazhdimësia dhe stabiliteti që ofron lidershipi aktual.
Polymarket është një platformë e decentralizuar që funksionon në bazë të teknologjisë blockchain dhe që i lejon përdoruesit të investojnë mbi rezultatet e ngjarjeve reale – nga politika te sporti dhe ekonomia.
Çmimet ndryshojnë në kohë reale bazuar në ofertë dhe kërkesë, duke reflektuar perceptimet e tregut mbi zhvillimet më të fundit. Kjo e bën Polymarket një barometër të fuqishëm për pritshmëritë ndërkombëtare.