Politikë

Çfarë po ndodh në Elbasan? Noka MESAZH Suel Çelës: PD nuk do ta falë këtë që po bën!

Shkruar nga Liberale

Çfarë po ndodh në Elbasan? Noka MESAZH Suel Çelës:

Kur vetëm 5 ditë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, të gjitha partitë politike po shtojnë akuzat dhe sulmet ndaj njëra-tjetrës.

Deputeti Flamur Noka nga Elbasani ka përcjellë një mesazh drejtuar Partisë Socialiste, por edhe Suel Çelës, i akuzuar për disa krime dhe si kreu i një bande kriminale.

Politikani iu drejtua Çelës duke i bërë thirrje që të mos kërcënojë demokratët dhe mos telefonojë komisionerët e PD.

“Është një shumicë e cila mezi po pret datën 11 maj, për t’i dhënë një leksion barbarëve të pushtetit, për t’i dhënë një mesazh kusarëve të pushtetit, për t’i dhënë një mesazh edhe kryebanditit Suel Çela se Elbasani nuk mbahet me dhunë se Elbasani nuk mbahet me banda dhe për t’i thënë: Larg duart nga demokratët. Larg duart Suel, se nuk do të ketë qeli të errët që do të mbajë ty. Ta harrosh ti se mund të kërcënosh demokratët. Mos tento të telefonosh as komisionerë dhe as demokratë sepse je duke bërë një krim më të shëmtuar se krimet që ke bërë.

Partia Demokratike nuk do të ta falë atë që po bën. Je duke mbështetur një të ‘vdekur politik’. Je duke mbështetur një ‘kufomë politike’ ndaj po të them se Edi Rama, është në agoninë e tij politike. Do të vazhdosh edhe ti në atë drejtim me të. Nuk ka shans që demokratët e Elbasanit që opozitarët e Elbasanit të bëjnë mbrapsht nga kërcënimet e bandave dhe të krimit të organizuar.

Ne jemi të vendosur për të ecur drejt fitores më 11 maj. Asgjë nuk na dal sepse ne kemi moralin. Morali ynë është morali i qytetarëve të thjeshtë. Morali ynë është morali i shqiptarit të ndershëm dhe i shqiptarit dinjitoz. Të gjithë në këmbë të vërshojmë drejt kutive të votimit, të votojmë Numrin 1, të votojmë Sali Berishën për të realizuar misionin e tij. Të votojmë Shqipërinë Madhështore. Fitore dhe vetëm fitore!”, u shpreh Noka.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH