Më 16 maj Tirana mikpret Samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC) duke bërë bashkë kryetarë shtetesh dhe qeverish, së bashku me krerët e institucioneve kryesore europiane dhe ndërkombëtare.
Kreyministri Edi Rama, përmes një videoje të shpërndarë sot në Facebook, bëri me dije se kanë nisur përgatitjet për këtë ngjarje të rëndësishme.
Përballë monumentit të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Rama e cilësoi këtë event si “spektakël për Shqipërinë në arenën ndërkombëtare”, ndërsa theksoi se e gjithë bota do të ketë sytë nga Tirana.
"Mirmëngjes edhe një herë nga sheshi “Skënderbej” nën hijen e vetë atij, profetit të historisë sonë kombëtare, Gjergj Kastriotit, ku do të kalojnë të gjithë udhëheqësit e Evropës në datën 16 maj dhe këtu po bëhet edhe shtëpia e Evropës me vizatimet e fëmijëve të të gjitha qyteteve të Shqipërisë për Evropën. Këtu do të mikpresim të gjithë ata që do të vijnë në kryeqytetin e Evropës të Ballkanit. Nuk po zbuloj më shumë , por ky do të jetë një spektaklë i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe e gjithë bota do t’i ketë sytë nga Shqipëria, Tirana, nga sheshi i hetori tonë kombëtar."- tha Rama.