Politikë

Berisha në përmbyllje të fushatës në Dibër: Më jepni 100 ditë kohë për transformimin e Shqipërisë

Shkruar nga Liberale

Berisha në përmbyllje të fushatës në Dibër:

Lideri i opozitës theksoi se e vërteta e madhe është se me 11 Maj me votën qytetarëve hapet një epokë e re për Shqipërinë dhe shqiptarët.

E vërteta e madhe është se me 11 Maj me votën tuaj ju hapni një epokë të re për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ju 12 vite e patë që Edi Rama, i cili premtoi shëndetësinë falas, krijoi shëndetësinë me ryshfetin më të madh në botë. Premtoi 300 mijë vende pune, përzuri mbi 1 milion shqiptarë. Premtoi ushqime me bollëk dhe çmim të ulët, ushqimet në Shqipëri janë mbi mesataren e çmimeve në BE.

 Pra miq, na duhen 100 ditë dhe unë sonte këtu para çdo dibrani dhe dibraneje, pavarësisht nga bindjet politike, i bëj thirrje mençurisë së çdo dibrani dhe dibraneje, na jepni 100 ditë për të transformuar Dibrën dhe Shqipërinë. Jam këtu për t’u dhënë fjalën time të nderit se pas 100 ditësh, Dibra dhe Shqipëria nuk do jenë kurrë më kjo që janë sot,” tha Berisha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH