Politikë

FOTO HISTORIKE/ Berisha në fushatën e Partisë Demokratike, në ‘92

Shkruar nga Liberale

FOTO HISTORIKE/ Berisha në fushatën e Partisë Demokratike,

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fushatës zgjedhore në Tiranë, në vitin 1992. Foto e realizuar nga fotografi grek Nikos Economopoulos / Magnum Photos

Enri Canaj e apasionuar pas fotove filloi të gjurmonte historinë e epokës postkomuniste të vendit të saj, nga kulmi i rënies së regjimit në 1991, përmes rihapjes graduale të vendit, fushata e parë elektorale pluraliste dhe ndryshimi i shumëpritur i sistemit.

Ajo hapi disa kohë më parë një ekspozitë, e cila paraqet punën e pesë fotografëve të Magnum që përfshin dy dekada: vetë Canaj, Nikos Economopoulos, Alex Majoli, Carl de Keyzer dhe Martin Parr. E kuruar nga Sylvia Sachini, ekspozita titullohej "Gjërat marrin kohë", një shenjë për rindërtimin gradual të vendit pas ‘90.

Të parët që udhëtuan në Shqipëri ishin fotografi grek Economopoulos dhe Martin Parr me origjinë britanike dhe një i ri Alex Majoli që i realizuan fotot kryesisht nga viti 1990 deri në 1992, në momentet para dhe menjëherë pas rënies së regjimit komunist. Interesi i tyre erdhi pas një periudhe në të cilën hyrja në vend ishte ende tepër e vështirë për të huajt, pasi Shqipëria ishte mbyllur për disa dekada. Ajo që fshihej pas perdes mbeti e mbuluar me mister për pjesën më të madhe të botës.

Për Econompoulos, interesi i tij për të dokumentuar Shqipërinë lidhej me këtë projekt më të gjerë që eksploronte aspektet më pak të eksploruara të rënies së komunizmit; Shqipëria, Bullgaria, Rumania, jeta e pakicave në Greqi dhe tensionet në rritje në ish-Jugosllavi. Puna e tij u botua si një libër fotografik, Në Ballkan , në vitin 1995.

Fotoja e liderit demokrat ishte pjesë e albumit fotografik të Magnum, që u përzgjodh nga Enri Canaj në ekspozitën e pak kohëve më parë në Tiranë.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH