Politikë

Ndalohet nga Policia makina me xhama të zinj pranë zyrave elektorale të PS.Shpërndanin para në lagjen Maqellarë për të ndikuar në vota

Shkruar nga Liberale

 

Ndalohet nga Policia makina me xhama të zinj pranë zyrave elektorale

Një tjetër rast i dyshuar për shitblerje votash është denoncuar mbrëmjen e së premtes , vetëm një ditë para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.Ngjarja ka ndodhur pranë zyrave elektorale të Partisë Socialiste.

Brenda në automjetin e ndaluar me xhama të zinj dyshohet se ndodhet kandidati i PS për deputet, Agron Malaj, dhe një zyrtar i lartë me post drejtor në qarkun e Dibrës.Sipas informacioneve , dyshohet për përfshirje në shpërndarje parash për blerjen të votave.

Mes tyre ndodhen dhe katër kandidatë për deputetë të Partisë Demokratike, të cilët ndodhen aty për të monitoruar situatën se si do të trajtohet rasti.

Qytetari denoncon se ngjarja po zhvillohet prej më shumë se një ore, ndërsa prokuroria ende nuk ka mbërritur në vendngjarje për të kryer verifikimet përkatëse.Situata, sipas raportimeve, është ende në zhvillim dhe ka vijuar edhe pas mesnate. Pritet reagimi i autoriteteve për të sqaruar nëse kemi të bëjmë me një rast të vërtetë të shitblerjes së votës apo jo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH