Politikë

Grida Duma DEBATON me Edi Ramën: Ju i quani çyrykë ata që votojnë PD-në!

Shkruar nga Liberale

Grida Duma DEBATON me Edi Ramën: Ju i quani çyrykë ata që

Në studion e Top Story, Edi Rama u vu përballë pyetjes se pse premton hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian, kur nuk është në dorën e qeverisë shqiptare.

Rama iu përgjigj pyetjes së adresuar nga panelistët dhe moderatorja Grida Duma dhe sipas tij, të gjitha vendet anëtarë të Unionit kanë shprehur mbështetjen për Shqipërinë.
“BE ka vendosur të hape derën, na kanë vënë përpara mbi 250 mijë faqe dhe na thonë jemi gati me hu t’i mbyllim këto negociata brenda 2027 që Shqipëria të përparojë dhe t’i zbatojë dhe në fund të 2027 të thonë ne e mbaruam. Unë po them duhet të mobilizohemi që këtë gjë ta bëjmë. Të mbarosh negociatat, është dhënë mbështetja nga gjitha vendet anëtare”- tha Rama.
Rama tha se besimi te Shqipëria është rritur dhe të gjitha kushtet e vendosura nga BE do të plotësohen në mënyrë që negociatat të mbyllen brenda 2027-tës. Kryeministri u pyet nga moderatorja nëse burrat e PD-së janë vërtet çyrykë, apo quhen të tillë pse nuk votojnë Ramën?

Pjesë nga debati

Edi Rama: Njerëz jashtë realitetit, të thuash që populli është i sëmurë nëse mendon se Shqipëria është në drejtimin e duhur. Pse? Se mendon se Shqipëria shkon në drejtimin e duhur. Ndërkohë, Shqipëria është në tryezën e BE-së. Populli dhe BE mendojnë njësoj, këta mendojnë që populli është i sëmurë.

Grida Duma: Unë jam habitur pse ju gjykoni se ata gjykojnë?

Edi Rama: Unë nuk i heq të drejtën njeriu të gjykojë!

Grida Duma: E dini që kur studiohet sjellja e turmave, studiohen problemet patologjike të shoqërisë?

Edi Rama: Doni të thoni tani që populli është një turmë patologjike që mbështet PS-në?

Grida Duma: Jo, populli është popull. Jam habitur që ju kanë bërë përshtypje që disa njerëz nuk kanë të drejtë të gjykojnë sjelljen sociale të popullit, ju thoni autizëm politik është përdorur në termat politikë, ja ku po ju jap dhe unë një term shkencor. A e keni gjykuar ju si çyryk popullin që është në anën tjetër.

Edi Rama: Nuk ia ka ndaluar njeri të drejtën të gjykojë. Është qasja negative e njerëzve që janë jashtë realitetit të përditshëm të kësaj qeverisjeje.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH