Në fjalën e tij para qytetarëve lezhjanë, këshilltari amerikan i Partisë Demokratike, Chris LaCivita është shprehur se është i kënaqur që është kthyer në Shqipëri. Ai shprehet se Berisha është një njeri të cilit mund t’i zësh besë. LaCivita tha se do të pushojnë nga puna Edi Ramën.
“Fitore! Kjo është fantastike. Jam shumë i kënaqur që jam kthyer në Shqipëri, me miqtë e mi të rinj. Ne do ta pushojmë nga puna Edi Ramën. Do ti themi je i pushuar. Është koha ti japim fund korrupsionit, dështimit ekonomisë dhe varfërisë. Edi Rama do të provojë çdo marifet për të qëndruar në pushtet. Prandaj është kaq e rëndësishme që të gjithë ju që jeni këtu, të shkoni të votoni, të merrni miqtë dhe familjarët tuaj. Si amerikan ne besojmë në lirinë, dinjitetin e çdo personi. Çdo person ka të drejtën e Zotit të jetojë, të punojë dhe rritë familjen e vet.Dr. Berisha shkroi historinë duke krijuar marrëdhëniet me SHBA-në. Ai është një njeri të cilit mund ti zësh besë. Por nga të gjitha drejtat që kemi, asnjë prej tyre nuk mund të ekzistojë, nëse ju nuk do të shkoni të votoni. Bota kontrollohet nga ata që shkojnë të votojnë. Vetëm ju mund të shpëtoni të ardhmen e Shqipërisë. Për të shpëtuar të ardhmen duhet të luftoni. Luftoni për familjet tuaja, luftoni për të ardhmen tuaj, dhe luftoni për lirinë tuaj. Zoti ju bekoftë, fitore, fitore, fitore. Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, shprehet Chris LaCivita.