
Ish-presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiut iu akordua titulli i nëntëmbëdhjetë “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Europian i Tiranës.
Moisiu bëhet kështu i pari president dhe i dyti politikan nga Shqipëria, pas Fatos Nanos, që vlerësohet me një ndër titujt më të lartë akademik që jep UET, për të nderuar veprimtarinë dhe kontributin e personaliteteve të fushave të ndryshme, shqiptare e të huaja.
Ky titull që iu dha Moisiut, përkon me 9 majin, e njohur ndryshe si Dita e Europës dhe 80-vjetori i përfundimit të luftës antifashiste.