Politikë

Në prag të zgjedhjeve, zbulohet RISIA e Partisë Socialiste në çeljen e fushatës elektorale!

Shkruar nga Liberale

Në prag të zgjedhjeve, zbulohet RISIA e Partisë Socialiste

Kur vetëm pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke se kanë nisur ethet për partitë plitike. 

PS kësaj here duket se ka gati strategjinë për të çelur zyrtarisht fushatën elektorale me 11 Prill, duke sjellë një risi krahasuar me zgjedhjet e shkuara parlamentare.

Sipas burimeve të gazetarit Top Channel, Muhamed Veliu mësohet se se fushata zgjedhore këtë vit do të hapet krejt  ndryshe.

Në datën 11 Prill, që shënon edhe ditën e parë të çeljes së fushatës, Partia Socialiste ka vendosur  të zhvillojë jo një miting të madh hapës siç jemi mësuar të shohim ne çdo fushatë zgjedhore, por 12 evente në çdo qark të Shqipërisë paralelisht ku fokusi do të jetë gruaja.

Bëhet me dije se në aktivitetet do të flasin përfaqësuese gra nga çdo qark dhe në fund do të jetë kryeministri Edi Rama që do të përshëndesë elektoratin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH