Sot është heshtje zgjedhore. Kur mbeten më pak se 24 orë nga zgjedhjet, socialistët në bindjen e tyre e kanë siguruar mandatin e katërt. Madje, të sigurt për fitoren e mandatit të katërt, ata kanë caktuar edhe vendin se ku do të festojnë fitoren.
Këtë e ka zbuluar ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, i cili i është përgjigjur një komenti në "Facebook". Në një postim të ministrit, ditën e sotme, një komentues e pyet: "Ku e keni caktuar vendin e festës për nesër mbrëma?"
Nga ana tjetër, Balla nuk e ka shmangur pyetjen dhe ka vendosur t'i përgjigjet shkurt: "SHESHI SKËNDERBEJ." Përgjigjia e Ballës tregon se socialisti beson në fitoren e 11 majit, për një mandat të katërt në qeveri.