Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga djali i tij i vogël, Zaho, mori pjesë sot në nisjen e etapës së dytë të Xhiros së Italisë që u mbajt në Tiranë.
Në nisje të etapës, Rama u shpreh se qielli i kaltër me të cilin vendi ynë pret Xhiron e Italisë është shenjë e dashurisë së pakushtëzuar për Italinë.
Mauro Vendi, drejtori i Xhiros së Italisë i dhuroi kryeministrit Rama flamurin zyrtar të Xhiros së Italisë, që mban ngjyrën rozë.
Danezi Mads Pedersen fitoi garën e parë të Xhiros së Italisë që nisi dje nga Durrësi dhe përfundoi në Tiranë.
Edicioni i 108-të i “Giro d’Italia” filloi nga Durrësi dhe do të përfundojë pas 21 etapash prej 3443,3 kilometrash në Romë, të dielën e 1 qershorit.
Për herë të parë në histori turneu do të ketë tri etapat e para në Shqipëri. Nisja e Etapës së Parë u krye në orën 13:10 nga Durrësi për të arritur në Tiranë, pas 160 kilometrash.
184 çiklistë nisën pedalimin që përfundoi në Tiranë.
Ky event transmetohet në më shumë se 200 vende të botës dhe më shumë se 800 milionë teleshikues do të jenë për tri ditë me sytë nga Shqipëria.