Në “Ferma Vip” ka ndodhur një situatë komike, një prej konkurrenteve, Alba Pollozhani, teksa përpiqej të shëtiste gomarin e fermës, kafsha ka nisur të vrapojë duke e tërhequr për disa metra.
Ajo ka nisur të vrapoje pas gomarit, ndërsa ka kërkuar edhe ndihmën e banorëve të tjerë. Ka qenë Ylli ai i cili vrapoi pas Albës dhe gomarit dhe arriti të kap litarin dhe ta ndalojë.
“Po ç’pate edhe gomarin e tërbove, imagjinoje çfarë është kjo”, tha Albi, një prej konkurentëvë duke qeshur.
“Oh zemra sa po më rreh, shyqyr që erdhi Ylli, se pale ku do kisha përfunduar, jashtë ferme”, tha Alba, e cila ndali vrapin pas disa metrash.
“E ke tërbuar ti, kushedi çfarë i ke bërë”, shtoi Albi, ndërsa fermerët nisën të qeshnin.