Finalja e madhe e Europa League do të jetë e tëra angleze kët vit. Finalja do të diskutohet në Bilbao mes Manchester United dhe Totenhem.
Djajtë e Kuq dhuruan spektakël në “Old Trafford”, duke mposhtur Athletic Bilbaon me rezultatin bindës 4-1. Ekipi anglez tregoi forcë dhe efikasitet, duke dominuar sfidën dhe duke vulosur kalimin në finalen e kompeticionit.
Në një përballje të fortë në Norvegji, Tottenham arriti të fitojë 0-2 ndaj Bodo/Glimt, duke treguar qetësi dhe përvojë në menaxhimin e ndeshjes. Fitorja e sigurt i dërgon londinezët në finalen europiane, ku do të kërkojnë të rikthejnë lavdinë ndërkombëtare.
Pavarësisht një sezoni të dobët në Premier League, Tottenham ka sërish mundësinë të fitojë trofeun e parë që nga viti 2008, kur të përballet me Manchester United në Bilbao më 21 maj, në atë që do të jetë vetëm finalja e pestë evropiane me pjesëmarrje tërësisht angleze.
Sezoni i Manchester United ka qenë padyshim edhe më i keq se ai i Tottenham, por fitorja e tyre me rezultat të përgjithshëm 7-1 ndaj Athletic Bilbaos të enjten do të thotë që ekipet aktualisht të 15-ta dhe të 16-ta në Premier League nuk do të luftojnë vetëm për një trofe të papritur, por edhe për një vend në Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm.
Finalja e Europa League do të zhvillohet më 22 maj në stadiumin San Mamés në Bilbao.