Editorial

EDITORIAL nga Ervis Iljazaj: Non-grata e Berishës  edhe mund të hiqet, por deri më sot nuk ka ndodhur

Shkruar nga Liberale

EDITORIAL nga Ervis Iljazaj: Non-grata e Berishës  edhe mund të

Ervis Iljazaj

Një gazetar amerikan, Mark Caputo, kishte pyetur një person që nuk dihet ende se kush është në  Departamentin e Shtetit Amerikan nëse Sali Berisha mund të udhëtojë në Amerikë? Ky i fundit i ishte përgjigjur se edhe mund të ndodhë. Dhe këtë gjë, gazetari nuk e kishte postuar në ndonjë gazetë apo portal, por thjesht nëpërmjet një cicërime në rrjetin e tij social. Vetëm kaq mjaftoi që e gjithë Partia Demokratike njëzëri të dilte me qëndrimin se non-grata e Berishës ka rënë. Por a majfton një cicërimë për të thënë se një sanksionim kaq serioz është hequr apo ka rënë? Sigurisht që jo. Fakti është se non-grata ashtu siç është vendosur me vendim të Sekretarit të Shtetit, ashtu edhe hiqet. Deri më sot nuk ka snjë vendim zyrtar, të ndonjë isnstitucioni amerikan që tregon se non-grata e Berishës është hequr, madje në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit ende ekziston vendimi që e ka sanksionuar atë.

Sali Berishës edhe mund ti hiqet non-grata në të ardhmen, por deri më sot kjo gjë nuk ka ndodhur. Si mundet të pretendosh se pyetja e një gazetari ndaj një funksionari të Departamentit të Shtetit dhe përgjigjia e tij politikisht korrekte të konsiderohet si heqja e non gratës! Minimalisht kjo është të tallesh me njerëzit, kryesisht me militantët e Partisë Demokratike.

I gjithi ky spin mediatik tre ditë përpara zgjedhjeve është e qartë që është një strategji komunikimi dhe asgjë më tepër. Në fakt kjo është një strategji që ka filluar që nga zgjedhja e Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë dhe vazhdoi deri në ditët e fundit të zgjedhjeve. U bënë muaj tashmë që Partia Demokratike mban me gajret militantët e saj me këtë histori. Kanë tre muaj që thonë që non-grata është hequr, ndërkohë dje paska rënë me të vërtetë. Kanë muaj që thonë se Berisha do të vizitojë Amerikën, por ajo vizitë nuk u bë kurrë. Ndoshta bëhet më vonë por, përpara zgjedhjeve nuk u realizua kurrë.

Duket sikur të gjitha shpresat dhe alterantiva e vetme që Partia Demokratike i ofroi shqiptarëve ishte heqja e non-gratës së Berishës dhe se tashmë me administratën e re ka marrëdhënie shumë të afërta. Jo më kot, strategjistin e  fushatës e zgjodhën një person që ka punuar me Trump. Mirëpo ky ishte një këshillim i çuditshëm. I çuditshëm sepse kurrë më parë nuk është parë që një drejtues fushatë të flasë në takime elektorale, madje jo vetëm ai por dhe asistëntët e tij. Duket qartë se më shumë se për ta këshilluar, La Civita ishte aty për t'iu thënë shqiptarëve që tashmë non-grata ka rënë.

Partia Demokratike fokusoi të gjitha energjitë, madje dhe të gjitha paratë në këtë drejtim, duke harruar në fakt politikën e brendshme. Gjithsesi deri tani ja ka dalë që të flitet për një gjë që s'ka ndodhur sikur ka ndodhur. Sot flitet për heqjen e non-gratës sikur është fakt, por në këtë drejtim nuk ka asnjë vendim konkret të ndonjë institucioni amerikan. Siç thonë italianët ‘’la carta canta’’.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH