Politikë

"Pse i braktisa studiot", Malaj zbulon librat që po shkruan, njëri me titull “Si Rilindasit e babëzitur e shkatërruan PS-në dhe Shqipërinë”

Shkruar nga Liberale

"Pse i braktisa studiot", Malaj zbulon librat që po shkruan,

Ish-ministri socialist i Financave Arben Malaj ka vendosur të mos shkojë më tej në studiot televizive për dy arsye, e para, sepse sipas tij janë bërë agresive dhe e dyta, i sheh si humbje kohe. Ai thotë po shkruan tre libra, një prej të cilëve me titull: “Si Rilindasit e babëzitur e shkatërruan PS-në dhe Shqipërinë”.

Postimi i plotë i ish-ministrit Arben Malaj:
Të dashur kolegë të medias dhe publiku i vendit tim,

Me ndjenjë mirënjohjeje ju njoftoj se për dy arsye thelbesore, kam vendosur të ndërpres angazhimet e mia fizike në studiot televizive. Ato janë
(i) humbja e madhe kohe nga pritja e makinave deri tek rikthim në shtëpi. Kjo kohë tejkalon ndjeshëm kohën kontributit në debatet televizive; (ii) agresiviteti i rritur në studiot televizive dhe median në përgjithësi;

Pas daljes në pension, kam zgjedhur të vijoj kontributin tim publik përmes shkrimeve. Që nga viti 2021, kam punuar në gjashtë libra: tre të botuar dhe tre në pritje.

Librat e botuar janë:
(i) "Rrugëtimi - Kur një derë mbyllet, një portë hapet";
(ii) "Një histori e shkurtër e financave euforike" e profesorit John Kenneth Galbraith, ku kam shtuar një hyrje dhe epilog lidhur me investimet euforike të shqiptarëve gjatë krizës së piramidave financiare;
(iii) "Teoria dhe praktika e Strategjisë - Manual Praktik" i profesorit Vladimir Kvint.

Librat në të cilët po punoj paralelisht janë:

1. Rënia vrastare e skemave piramidale 1997: rrënjët, shkaqet, tolerimi, keqpërdorimi dhe mësimet për të ardhmen.

2. Si Rilindasit e babëzitur e shkatërruan PS-në dhe Shqipërinë, bazuar në librin "The Third Man" të Peter Mandelson.

3.Kostot e parashikueshme te dezinformimit te ekonomi.
Një libër kundër dezinformimit në ekonomi, i frymëzuar nga puna në komisionin parlamentar dhe libri "Gënjeshtrat që vrasin".
Për të shfrytëzuar sa më mirë kohën time, e cila është gjithnjë e më e çmuar, kam marrë këtë vendim.

Tre librat e tjerë do te bazohen ne te gjitha kontributet pas viteve 90, siç jane botime, kjo e lehteson botimin e tyre

4. Libri mbi transicioni shqiptare i imponuar/deformuar nga referomat standart

5. Integrimi ne BE i domosdoshme por jo nje shkop i arte,

6 Politika shqiptare post 90, kontribuese apo keshperdoruese?

Megjithatë, mbetem plotësisht i gatshëm për bashkëpunim me median përmes platformave online në shërbim të publikut. Do të vazhdoj gjithashtu të kontribuoj me artikuj në median e shkruar dhe në rrjetet sociale, duke trajtuar çështje aktuale ekonomike, sociale dhe politike të Shqipërisë në rrugën e saj drejt BE-së.

Liberale Newsroom

Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH