Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka ndarë një moment të veçantë nga takimi i saj me Papa Françeskun gjatë një vizite zyrtare në Vatikan. Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në News24, ajo tregoi një episod ku Ati i Shenjtë e pyeti me humor: “Si ia del të përballosh një Kuvend ku burrat bërtasin?”, duke iu referuar moshës së saj të re dhe sfidave në politikë.
Spiropali u përgjigj: “Shenjtëria juaj, unë nuk jam aq e re dhe ata nuk janë aq burra. Burrnia nuk varet as kur fyen një grua, as kur bën akte të pandjenja, është çështje karakteri dhe nuk varet nga gjinia”. Kjo përgjigje shkaktoi të qeshura te Papa Françesku, duke e bërë momentin edhe më të paharrueshëm për të.
Ajo e përshkroi takimin si një përvojë të jashtëzakonshme, duke theksuar se Papa Françesku ishte një zë i fuqishëm në mbrojtje të të dobëtëve dhe një udhërrëfyes moral në një botë me kriza vlerash. Spiropali shtoi se ky takim la gjurmë të thella tek ajo dhe familja e saj .