Kryeministri Edi Rama shprehet tepër entuziast ku thotë se shqiptarët ditën e zgjedhjeve, më 11 maj, do të zgjedhin Partinë Socialiste, e cila sipas tij është votë për rrugëtimin e vendit drejt Bashkimit Europian.
Kreu i qeverisë theksoi se janë edhe 7 ditë kohë, që votuesit të bashkohen me Partinë Socialiste.
“Edhe 7 ditë për t’u bashkuar më të shumtë se asnjëherë dhe vetëm 9 ditë për takimin me historinë më 11 maj”, shkruan Rama në rrjetet sociale.