Politikë

"Ngelët si dele"/ Basha REAGON ashpër ndaj socialistëve: Ju tërheqin si derrat në llucë

Shkruar nga Liberale

"Ngelët si dele"/ Basha REAGON ashpër ndaj

Lulzim Basha ka reaguar ashpër me socialistët kësaj rradhe në një video në rrjete sociale.

Ai është shprehur ndaj tyre duke i quajtur dele të Partisë Socialiste dhe se kanë sjellë pushtet gjithë këtë kohë njerëz që kanë përfituar dhe kanë ndarë paratë e qyttarëve mes njëri-tjetrit.

Në fund të postimit ai e mbyll duke kërkuar të reflektojnëmbi gjendjen për të bërë ndryshe deri në zgjedhjet e 1 majit.

“Kam një mesazh për socialistët e ndershëm, jo ata të 7×7, 313. Pse pranoni të trajtoheni si dele, si njerëz pa tru që ju tërheqin nga hunda? Në 2013 të paktën donit të vinit në pushtet, por kë sollët në pushtet? Kush përfitoi? Ju, familjet tuaja apo lali Eri, Saja, Ben Ahmetaj, Ilir Beqja, Ilir Meta, Gjush Dako, Ter Koka, Vis Rroshi dhe gjithë çeta e tyre?! Ju i dhatë pushtetin ata e ndanë me çetat e tyre, mes kriminelëve, të korruptuarve, përdhunuesve dhe trafikantëve.

A nuk ndjeni turp ju që kurseni për bukën e gojës për të arsimuar fëmijët tuaj kur ai ua dorzoi pushtetin banditëve dhe ju prap nga pas, si dele. Rezultati: paratë tuaja në xhepat e pushtetarëve e ju prap me gisht në gojë. A nuk ndiheni të turpëruar kur i shihni ata që ju i keni besuar, i keni votuar duke notuar në para të vjedhura të mykura në bodrume?! Kurse ju s’bëni dot një javë pushime. Ata ju vjedhin, ju poshtërojnë, ju lënë pa të ardhme, pa bukë dhe prap ju tërheqin pas si derrat në llucë. Me 11 maj tregoni që nuk jeni dele, shumë prej jush e kanë kuptuar e kanë reflektuar që nuk mund të vazhdojnë të pasurojnë një grusht njerzish e të mbajnë mbi supe turpin e një grupi që ju ka shërbyer kriminelëve. Ju e keni në dorë!” thotë Basha në postimin e tij.

 

 

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH