Showbiz

U përfol për ndarje nga Vesa Luma, vjen REAGIMI nga Big Basta, çfarë thotë këngëtari

Shkruar nga Liberale

U përfol për ndarje nga Vesa Luma, vjen REAGIMI nga Big Basta,

Big Basta është bërë pjesë e edicionit të dytë të Ferma VIP, një nga formatet më të ndjekura të momentit.

Dhe hyrja e tij në spektakël është shoqëruar me spekulime rreth jetës së tij personale, veçanërisht për marrëdhënien me këngëtaren e njohur Vesa Luma.

Së fundmi në media po qarkullojnë raportime për një krizë në martesën e çiftit, ndërsa mungesa e çdo reagimi apo postimi nga ana e Vesës dhe fakti që ai, në hyrje, përshëndeti vetëm djalin e tyre, duke mos e përmendur fare emrin e bashkëshortes, kanë ngritur dyshime në publik.

Por megjithatë, së fundmi, gjatë një bisede me Silvanën, Big Basta vendosi të sqarojë njëherë e mirë ndjenjat dhe qëllimin e tij në spektakël duke u shprehur: 

“Nuk kam ardhur këtu për të rënë në dashuri, fare çka flet. Unë jam shumë i dashuruar në Vesën. Kemi një fëmijë të vogël.”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH