Sociale

Fatjon Pasholli shkarkohet nga drejtimi i AKU Tiranë – Në vend të tij emërohet Alketa Hoxha

Shkruar nga Liberale
Fatjon Pasholli shkarkohet nga drejtimi i AKU Tiranë – Në vend

Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për Tiranën, Fatjon Pasholli, është shkarkuar nga detyra. Ende nuk është bërë e qartë nëse vendimi lidhet drejtpërdrejt me skandalet e fundit që kanë tronditur opinionin publik në lidhje me sigurinë ushqimore në vend.

Në vend të tij është komanduar Alketa Hoxha, e cila më parë mbante postin e drejtores juridike në AKU-në e Përgjithshme.

Kujtojmë se Pasholli mori detyrën më 28 mars të vitit të kaluar, duke zëvendësuar Elban Zavalanin. Shkarkimi i tij vjen vetëm pak ditë pas skandaleve me produktet ushqimore në treg, ku u raportua për fileto pule të kontaminuar me salmonelë dhe luleshtrydhe me përmbajtje të lartë pesticidesh.

Autoritetet ende nuk kanë dhënë një reagim zyrtar në lidhje me arsyet e këtij ndryshimi në krye të institucionit rajonal të AKU-së në Tiranë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH