Një moment i paharrueshëm ka shënuar fillimin e një kapitulli të ri në jetën e çiftit të njohur të muzikës shqiptare, Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër për herë të parë.
Ata ndanë me emocion lajmin e gëzueshëm me ndjekësit e tyre përmes një postimi të ngrohtë në rrjetet sociale, duke prekur zemrat e mijëra fansave.
Në një foto të ëmbël familjare, ku shfaqen të lumtur me vogëlushin në krah, çifti zbuloi emrin që i kanë dhënë djalit të tyre – Drin Islami.
Ky emër është një homazh për natyrën e bukur dhe trashëgiminë shqiptare, duke u lidhur me lumin e njohur Drin. Postimi i tyre ishte shoqëruar me fjalë poetike dhe emocionuese:
Familja mbi të gjitha. Unë buroj në Strugë, e buroj në Pejë. I bëj malet bashkë, skej m’skej. Ju dua, Drin Islami – një mesazh që thekson dashurinë për atdheun, familjen dhe fillimin e një jete të re për ta.