
Këngëtarja shqiptare Rita Ora tërhoqi vëmendjen gjatë një darke me miqtë në restorantin Dorian në Notting Hill, Angli, të premten mbrëma.
E veshur me një fustan të zi të tejdukshëm dhe elegant, 34-vjeçarja la pak vend për imagjinatë, ndërsa të brendshmet e saj të zeza dhe pjesa e sipërme e bardhë duken përmes materialit transparent, shkruan “DailyMail”.
Rita, e cila dukej në formë të shkëlqyer, e kompletoi pamjen me një palë çizme të zeza dhe flokë karamel të lëshuar në kaçurrela.
E qeshur dhe në humor të mirë, ajo u pa duke u larguar nga restoranti e shoqëruar nga një mik.
Sa i përket jetës romantike, Rita Ora vazhdon të jetë e lumtur me regjisorin Taika Waititi.