Kronikë

Del FOTO/ Ky është 43-vjeçari shqiptar që u qëllua për vdekje nga bashkëatdhetari në Itali

Shkruar nga Liberale

Del FOTO/ Ky është 43-vjeçari shqiptar që u qëllua

Personi në foto është  shqiptari Vladimir Topjana, 43-vjeçari që mbeti i vrarë mbrëmjen e djeshme në Itali.

Ai u  qëllua për vdekje me armë zjarri nga një tjetër shqiptar i cili është arrestuar nga policia italiane, pasi kreu krimin e rëndë. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur para një lokali në Fontanafredda. Sipas informacioneve, autori është nga Fushë-Kruja, ndërsa është ndaluar edhe babai i tij.

Sipas asaj që bëjnë me dije mediat italiane, viktima Vladimir Topjana, kishte dalë për të parë ndeshjen Roma-Juventus në një lokal, së bashku me djalin e tij 17-vjeçar.

Autori i dyshuar, një 30-vjeçar shqiptar, mbërriti pranë lokalit me një “Audi” dhe në debat e sipër me Topjanën, e ka qëlluar me armë zjarri.

Klientët e lokalit ku ndodhi konflikti kanë tentuar të ndajnë dy shqiptarët, por më kot, pasi 30-vjeçari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar tre herë bashkatdhetarin e tij, duke e lënë të vdekur në vend, pasi një plumb e ka qëlluar në kokë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH