
Tirana triumfoi 3-0 në derbin e kryeqytetit ndaj Partizanit. Bardheblutë rikthehen te fitorja në derbi, e cila mungonte prej 10 ndeshjesh.
Dopieta e shënuar nga Jarmouni në pjesën e parë dhe goli i Ernest në pjesën e dytë, i dhanë 3 pikë të arta skuadrës së Shkëmbit.
Partizani gjeti golin me Albers Kekon në fund, por u anulua për pozicion jashtë loje. Një fitore e merituar për Tiranën, e cila dominoi takimin në stadiumin “Arena Kombëtare”.
Me këtë sukses, Tirana shkon në kuotën e 35 pikëve në vendin e tetë dhe vazhdon luftën për mbijetesë.
Në krahun tjetër, Partizani renditet në vendin e katërt me 47 pikë, vetëm një pikë më shumë se Elbasani i vendit të pestë.