Sport

Verstapen triumfon në Çmimin e Madh të Japonisë

Shkruar nga Liberale

Verstapen triumfon në Çmimin e Madh të Japonisë
Piloti holandez Maks Vershtapen festoi në pistën Suzuka në garën për Çmimin e Madh të Japonisë dhe kështu arriti fitoren e tij të parë këtë sezon.

Pas pole-pozitës së djeshme, kampioni aktual i botës ruajti epërsinë e tij nga kualifikueset dhe fitoi në mënyrë rutinore garën për Çmimin e Madh të Japonisë.

Ai la pas dyshen e MekLarenit, Lando Norris dhe Oskar Piastri, ndërsa vendi i katëet i takoi pilotit të Ferrarit, Çarls Lëklerk.

Më pas u rendit dyshja nga Mercedes, Xhorxh Rusell dhe Kimi Antonelli, ndërsa Luis Hamilton e përfundoi garën në pozitën e shtatë jo të kënaqshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH