
Manchester, Angli - Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj ka marrë fitoren e 20-të në karrierën profesioniste, duke mposhtur të shtunën rivalin nga Kili, Gerardo Mellada.
Ndeshja u zhvillua në “Co-op Live Arena” në Manchester, e cila është arena më e madhe e brendshme në Angli me kapacitet prej 23 500 vende.
Dueli ishte i fortë dhe i luftuar mes dy boksierëve, të cilët kanë qëndruar të dy në këmbë deri në fundin e raundit të 10- të të parashikuar, me Mellada që u pa i gjakosur.
Në fund, me vendim unanim gjyqtarët kanë shpallur fitues boksierin shqiptar, i cili koleksionon fitoren e 20- të në boksin profesionist.
Jurgen Uldedaj vinte në këtë ndeshje me një bilanc prej 19 fitoresh, me 10 vite pjesëmarrje në boksin profesionist.
Aktualisht është boksieri shqiptar më i sukseshmi i rankuar në 15 boksierët më të mirë në 4 federatat kryesore të boksit profesionist botëror në: IBF, WBA, WBO, WBC.