Showbiz

Prej muajit maj, WhatsApp nuk do të funksionojë më në këto iPhone

Shkruar nga Liberale
Prej muajit maj, WhatsApp nuk do të funksionojë më në

Përdoruesit që nuk shkëputen dot nga celularët e modeleve të vjetra ndoshta do të duhet ta rimendojnë zgjedhjen e tyre. WhatsApp nuk do të funksionojë më në disa pajisje celulare.

Disa ndryshime në përshtatjen e aplikacionit me sistemet operative nënkuptojnë që disa modele të  vjetra celularësh nuk mund ta mbështetin funksionimin e tij.

Numri i personave që mund të preken nuk parashikohet të jetë shumë i madh sepse bëhet fjalë për ata që përdorin celularë të cilët janë në treg prej më shumë se 10 vitesh.

Meta thotë se ndryshimet në WhatsApp janë përditësime të zakonshme që aplikacioni të jetë i sigurt dhe funksional në pajisjet  e reja.

Duke filluar nga 5 maji 2025, WhatsApp nuk do të funksionojë:

Në versionet iOS më të vjetra sesa 15.1

iPhone 5s, iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus

Disa përdorues iPhone munden që thjesht të përditësojnë iOS. Për disa të tjerë, përditësimi i sistemit  mund të kryhet  deri te  versioni iOS 12.5.7.

iPhone 5s, iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus dolën në  vitet 2013 dhe 2014.

WhatsApp  doli jashtë funksionit në dia pajisje Android më 1 janar 2025:

Samsung: Galaxy S3, Galaxy Note 2, Galaxy Ace 3, Galaxy S4 Mini

Motorola: Moto G (1st Gen), Razr HD, Moto E 2014

HTC: One X, One X+, Desire 500, Desire 601

LG: Optimus G, Nexus 4, G2 Mini, L90

Sony: Xperia Z, Xperia SP, Xperia T, Xperia V.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH