
Ish-sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema është vënë në qendër të disa polemikave pas një deklarate të bërë nga një influencere minorene.
Lil Tay, një 17-vjeçare influencere/muzikante, ka zbuluar se Benzema i është afruar në Instagram.
Në një transmetim me një tjetër influencer, RaKai, ajo u pyet për Benzema, për të cilën Lil Tay zbuloi "ai është në DM-të e mija".
Kur RaKai këmbënguli se ajo po gënjen, ajo u përgjigj: Po ai është (në DM-të e mija).
Lil Tay ka mbi 5 milionë ndjekës në Instagramin e saj, duke fituar popullaritet për punën e saj si ndikuese dhe muzikante.
Benzema ende nuk i është përgjigjur këtyre akuzave, i cili mesa duket është përqëndruar në ndihmën e Al-Ittihad që të konkurrojë për titullin e Ligës Profesionale të Arabisë Saudite 2024/25.