Politikë

PS hap fushatën një ditë pas opozitës, simbolika e datës me flamurin e BE-së

Shkruar nga Liberale
PS hap fushatën një ditë pas opozitës, simbolika e

Partia Socialiste ka bërë të ditur se hapja e fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit do të bëhet të shtunën më 12 prill në Tiranë.

Çelja e fushatës do të bëhet në mesditë në orën 12:00 të datës 12, të cilën e lidhin me simbolikën e 12 yjeve në flamurin e BE-së.

Ende nuk janë përcaktuar detajet dhe formatin e çeljes së fushatës, elementë të cilët janë ende në diskutim mes kryeministrit Edi Rama dhe drejtuesve politik.

Edhe pse zyrtarisht 11 prilli është data zyrtare të gjithë forcat politike kane afro një muaj që kanë nisur takimet elektorale dhe prezantimin e skuadrës së tyre të kandidatëve për deputetë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH