Eksperti i ekonomisë dhe Presidenti i Universitetit Europian të Tiranës, Selami Xhepa, duke folur për kontributin e emigrantëve në ekonominë e vendit tonë, shprehu nevojën për politika konkrete që të kanalizohen flukset e parasë që vijnë prej emigrantëve dhe të ndikojnë në ekonomi.
“Diaspora shqiptare ka luajtur një rol vendimtar në zhvillimin ekonomik të vendit përgjatë tre dekadave të fundit. Për shumë kohë emigracioni është parë si zgjidhje e vetme për problemin e papunësisë, teksa dërgesat drejt familjeve në vend kanë zënë një peshën kryesore. Kontributi i Diasporës në ekonominë e vendi ka pasur një efekt të jashtëzakonshëm në tërheqjen e gjithë karrocës së ekonomisë së vendit. Duke kontribuar në përmirësimin e ekonomisë familjare dhe të jetesës së tyre, Diasporës ka dhënë kontributin e vetë në mënyrë indirekte në zhvillimin e ekonomisë së vendit tonë”, theksoi ai.
Xhepa ishte i ftuar në emisionin “Zëri i Diasporës” të drejtuar nga gazetarja Edlira Prendi në RTSH 1, ku u diskutua nëse Diaspora shqiptare do të kenë një pjesëmarrje me aktive në politikën e brendshme dhe sa reale është mundësia e Shqipërisë për të bërë ndryshime janë të madha.
I pyetur nëse do të kishim politikat e duhura që kontributi financiar i ardhur nga diaspora, sidomos në sektorin e ndërtimit, ku ka shumë banesa të ashtu quajtura “vila’ dhe qëndrojnë të mbyllura për shkak të lëvizjes së popullsisë si brenda vendin edhe jashtë Shqipërisë, Xhepa u shpreh se “ky model lidhet me mangësinë e madhe i trashëguar ku shtrëngesa për banesa ka qenë një nga synimet kryesore për çdo familje për të rritur cilësinë e jetesës”.
“Ka pasur më shumë se një kurorë në një banesë të cilët kanë jetuar në kushte të vështira. Nevoja që kemi pasur ka shërbyer si model sjellje dhe që u reflektua në trashëgimi nga sistemi i kaluar.”
Por për ekspertin Xhepa pa diskutim me politika më të mençura ndoshta mund të ishin kanalizuar që një pjesë e të ardhurave të emigrantëve mund të stimulohej për të shkuar në ndërtime biznesi apo për aktivitete ekonomike. Kjo do të ishte mënyra më e mirë që të kishte një efekt më të madh në ekonominë e vendit dhe efekti do të ishte më i i fortë dhe më i shpejt.
“Vlerësohet që 1.5 milion shqiptar janë jashtë Shqipërisë, çka e bënë një nga komunitetet më të mëdha të rajonit që është në emigrim dhe me politika më të mençura do të kishim një ekonomi më të fortë”.
Për sa i përket kthimit të diasporës shqiptare, Presidenti i UET tha që është një proces afatgjatë.
“Është shumë e kollajtë që ti dëbosh njerëzit nga vendi, pra për shkak të politikave jo të mira të ndjekura dhe në një botë kur liria e lëvizjes është e madhe, njerëzit do të largohen me njëherë. Por që të pretendosh që ata të rikthehen në radhë të parë duhet të vendosim rregull në shtëpinë tonë, pra të rregullojmë ato faktorë për të cilët ata ikën. Në momentin kur ne do të rregullojmë këto faktor ata do të kthehen në mënyrë krejt të natyrshme. Ne nuk jemi vendi i parë kjo ka ndodhur edhe në vendet e tjera. Si modeli më i suksesshëm i rikthimit janë Irlandezët , Italianët etj.”
Por në thelb u shpreh Xhepa, eksperienca e fituar nga emigrantët jashtë vendit duhet të implementohet në vendin tonë.
“Ajo që ne duhet të bëjmë është që duhet ti japim garanci këtyre individëve që kur të vijnë nuk do të ketë burokracira, nuk do të ketë sorollatje, do të ketë lehtësira për të hapur një biznes.
Duke vlerësuar numrin e madh të Diasporës për zgjedhjet e 11 majit, Xhepa mendon se këtë interesimi i madh nga emigrantët tanë që jetojnë jashtë e ka bërë jo vetëm se është hera e parë por ata janë ndjerë të vlerësuar nga vendi i tyre.
“Shpresoj që mos të zhgënjehen dhe të ketë ulje interesi në zgjedhjet e tjera. Nëse do të ketë një pjesëmarrje me aktive realisht mundësia e Shqipërisë për të bërë ndryshime të rëndësishme për të bërë ndryshime në politikat tona të brendshme do të jetë më e fortë dhe më pozitive.