Aktualitet

EMRAT/ Të dënuar me 2 vjet e gjysmë burgim. Ekstradohen dy shqiptarë nga Gjermania dhe Italia, ja për çfarë akuzohen

Shkruar nga Liberale

EMRAT/ Të dënuar me 2 vjet e gjysmë burgim. Ekstradohen dy

Si rezultat i bashkëpunimit me homologët, kapen dhe  ekstradohen në Shqipëri dy të kërkuar.

Ekstradohet nga Gjermania 18-vjeçari, Flavio Merkuri i dënuar me 2 vjet e gjysmë burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

18 vjeçari në bashkëpunim me vëllanë e tij dhe 2 shtetas të tjerë, kanë tentuar t’i vjedhin një shumë prash një shtetasi të mitur, në rrugë, duke e kanosur me thikë.

Ekstradohet nga Italia 50 vjeçarin, Ilia Ndoka pasi GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në Burg” për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH