Një 26-vjeçar nga Hasi është zhdukur pasi ka dalë për të gjuajtur në malin e Pashtrikut.
Forcat e Kërkim Shpëtimit të Kosovës në bashkëpunim me policinë e Hasit po bëjnë krehjen e zonës, me qëllim gjetjen e sa më shpejt të të riut.
Sipas familjarëve, djali ka kaluar natën në mal, ku rreth mesnatës ka telefonuar për ndihmë familjen, por për shkak të terrenit të vështirë dhe kohës së keqe me dëbor, ata nuk kanë arritur ta gjejnë.