Aktualitet

Fileto pule me salmonelë dhe luleshtrydhe me pesticide në vend/ Shkarkohet drejtori i AKU në Tiranë, Fatjon Pasholli

Shkruar nga Liberale

Fileto pule me salmonelë dhe luleshtrydhe me pesticide në vend/

Drejtori i AKU në Tiranë, Fatjon Pasholli është shkarkuar nga detyra. Burime bëjnë me dije se në vend të tij është komanduar Alketa Hoxha, e cila ka mbajtur postin e drejtores juridike në AKU e Përgjithshme.

Theksojmë se shkarkimi i tij, vjen pak ditë pasi në treg u hodh fileto pule me salmonelë, si edhe luleshtrydhe me pesticide.

Kujtojmë se këto incidente janë pjesë e një sere rastesh shqetësuese që janë shënuar në vitin 2025, ku janë zbuluar produkte të tjera të rrezikshme për konsumatorët, si mandarinat me pesticide dhe peshku me parazit, që ishin hedhur në treg.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH