
Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Milot-Thumanë”, pranë Fushë-Mumarrësit.
Raportohet se një automjet, i cili po udhëtonte në drejtim të Milotit, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar kështu në kanal.
Burimet bëjnë me dije se një person është lënduar rëndë, që dyshohet të jetë drejtuesja e mjetit.
Kjo e fundit është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës, për të marrë ndihmë mjekësore.
Uniformat blu ndodhen në vendngjarje dhe po hetohet për shkaqet e aksidentit.