Kanë mbërritur në Shqipëri fletët e votimit për emigrantët që u prodhuan në Slloveni. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se nga data 15 deri më 25 Prill do të bëhet shpërndarja e tyre.
Në Europë, ato pritet të mbërrijnë nga data 15 deri më 22 Prill dhe në kontinentet e tjera nga data 15 deri më 25 Prill.
Fleta e Votimit do të vijë tek ju! Lexojeni dhe Shpërndajeni – PËR ZGJEDHËSIT JASHTË VENDIT. Fletët e votimit do të mbërrijnë: Në Europë: nga data 15 deri më 22 prill
Në kontinentet e tjera: nga data 15 deri më 25 prill. Pasi ta merrni, dërgojeni fletën e votimit në KQZ brenda 3 ditëve nga momenti i marrjes! Nuk do të shpenzoni asgjë – Posta paguhet nga KQZ. Mos e vononi – çdo ditë është e rëndësishme që vota juaj të mbërrijë në kohë!”, shkruan Celibashi.