Kosova

Analisti që mbron “kombin kosovar”: Po të na sulmojë Shqipëria, do të dal të luftoj kundër tyre

Shkruar nga Liberale

Analisti që mbron “kombin kosovar”: Po të na sulmojë

Në një emision sportiv ku po diskutonte çështje të kombëtareve në futboll, analisti nga Kosova, Nexhmedin Spahiu ka ngjallur shumë reagime sepse është shprehur se kushdo që do ta sulmonte Kosovën do të luftonte kundër tyre, madje edhe Shqipërinë.

“Nëse kish me sulmuar Kosovën sigurisht se kisha me luftu kundër atij që e sulmon e Kosovën. Edhe kundër Shqipërisë.

Po shyqyr zoti Shqipënia është jo vetëm vend mik, por edhe vend vëlla me Kosovën edhe ajo ka ndodh niher në histori”, tha Spahiu në “Kanal 10”.

Kjo nuk është hera e parë që Spahiu komentohet për deklaratat e tij të dyshimta dhe kontroverse, ndërsa njihet si përkrahës i idesë së “kombit kosovar”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH