Aktualitet

Zyrtarja e lartë e BE, Kaja Kallas mbërrin sot në Tiranë

Shkruar nga Liberale

Zyrtarja e lartë e BE, Kaja Kallas mbërrin sot në Tiranë

Kaja Kallas mbërrin pasditen e sotme në Tiranë rreth orës 16:45, në të parën vizitë zyrtare pas marrjes së detyrës.

Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë në BE, Kallas, mbrëmjen e sotme do të jetë në një darkë pune me Kryeministrin Edi Rama, zv.kryeministren Belinda Balluku, Ministrin e Jashtëm Igli Hasani dhe Kryenegociatoren, Majlinda Dhuka.

Mëngjesin e 8 Prillit, Kallas pritet të mbërrijë në zyrën e Presidentit Bajram Begaj dhe rreth orës 10:00 në selinë e qeverisë ku, pas takimit me Kryeministrin, pritet nënshkrimi i marrëveshjes për mbështetjen e Koridorit të 8-të.

Rreth orës 10:30 Kallas dhe Kryeministri Edi Rama do të jenë në një konferencë për shtyp. Ndalesa e Kaja Kallas do të vijojë në Ministrinë e Jashtme  ku do të ketë një takim kokë më kokë me Ministrin Hasani dhe më pas me Ministrin e Mbrojtjes Pirro Vengu.

Kallas, gjatë qëndrimit në Tiranë, do të vizitojë dhe Europa House ku do të jetë në një panel mbi rolin e Ballkanit Perëndimor dhe të rinjve në integrimin evropian. Përfaqësuesja më e lartë evropiane do të largohet nga Tirana pasditen e 8 Prillit me mesazhe të rëndësishme për bashkëpunimin me vendin tonë në fushën e sigurisë, mbrojtjes dhe mbështetjen për integrimin evropian.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH