
Banorët e Tropojës dhe Hasit zhvilluan protestën e dytë këtë të hënë për rrugën e amortizuar Kam-Qaf Prush, që është rreth 20 km e gjatë dhe lidh fshatrat me aksin nacional Krumë-Qaf Prush-Gjakovë.
Protestuesit bllokuan edhe hyrjen për në pikën e kalimit kufitar të Qaf Prushit në Has, duke kërkuar me ngulm rikonstruksionin e kësaj rruge.
Përfaqësues nga 20 fshatrat e bashkive Has dhe Tropojë theksuan se rruga është e pakalueshme dhe u shërben mbi 2 mijë banorëve.
Në një deklaratë për mediat, banorët theksuan se premtimet për përmirësimin e rrugës janë dhënë për më shumë se 30 vjet, por ende nuk është ndërmarrë asnjë veprim konkret.
Ata kërcënuan se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e 11 majit, nëse aksi rrugor Kam-Qaf Prush nuk asfaltohet.
Protestuesit kërkuan një zgjidhje të menjëhershme për këtë problem që ka prekur jetën e përditshme të qytetarëve të kësaj zone.