Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të hënë në aksin rrugor Fushë Krujë- Vorë, pranë vendit të quajtur Ura Gjole.
Mësohet se një kalimtar ka tentuar të kalojë rrugën, ndërsa është goditur nga një makinë.
I plagosuri është dërguar për ndihmë mjekësore drejt Tiranës dhe mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia dhe grupi hetimor në vendngjarje.