Globi

Shefja e diplomacisë europiane, Kaja Kallas nis turin ballkanik, nesër pritet të mbërrijë në Tiranë

Shkruar nga Liberale

Shefja e diplomacisë europiane, Kaja Kallas nis turin ballkanik, nesër

Shefja e diplomacisë evropiane Kaja Kallas e ka nisur nga Podgorica turin e saj ballkanik që kur mori detyrën.

Kallas ka takuar presidentin malazez Milatoviç dhe kryeministrin Spajiç. Ajo do të akordojë një paketë mbështetjeje për Ushtrinë e Malit të Zi me vlerë 6 milionë Euro në kuadër të Instrumentit Evropian të Ndihmës për Paqe.


Bashkimi Europian do t’i sigurojë ushtrisë malazeze pajisje për kushte ekstreme të motit, pajisje për mbrojtjen kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore si dhe pajisje për njësitë e helikopterëve të kërkim-shpëtimit.

Të martën Kallas do të jetë në Tiranë, ku do të zhvillojë takime me presidentin Begaj dhe kryeministrin Rama.


Ajo do të kryesojë forumin e parë të dialogut të sigurisë me vendin tonë dhe do të marrë pjesë në nënshkrimin e marrëveshjes financiare për ndërtimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH