Sot iu dha lamtumira e fundit 22-vjeçare shqiptare, Ilaria Sula, e cila u masakrua me thikë nga ish-i dashuri i saj filipinas, i cili pasi e vrau e hodhi në një greminë duke e futur në një valixhe.
Në zonën e Ternit në Itali u zhvillua sot ceremonia e varrimit të saj ndërsa më herët në banesën e familjes shqiptare ka mbërritur dhe arkivoli i Ilarias, e shoqëruar nga të afërmit e saj.
“O Ilaria ime, o vdeksha mami për ty, o Ilaria ime, ku je ti o shpirt i mamit, ku je që nuk ke dritë në sy, ku je mbyllur ti o shpirt i mamit. Të solla mami te shtëpia, se the do të vij në shtëpi, të solla mami te shtëpia o zemër, o Ilaria hapi sytë”, kanë qenë fjalët prekëse të nënës së Ilarias, e cila qante me denëse.