Bie çmimi dhe shitjet pas abuzimit me produktet e importit, fermerët vendas në prag falimenti: Po i hedhim luleshtryllet në Vjosë
Sjellja konsumatore është pjesë delikate që dëmton ose favorizon sipërmarrësit, në periudha të ndryshme. Prandaj edhe kërkohen politika të posaçme për të mbrojtur prodhimin vendas. Si të mos mjaftojnë njëmijë e një probleme që kanë prodhuesit, ata po vuajnë së fundmi edhe problematikën që ka shoqëruar këto ditë konsumatorin me produktet të pakontrolluara që vijnë nga jashtë. Pas lajmit se nga Greqia futen luleshtrydhe me pesticide, konsumatorët po blejnë më pak dhe prodhuesit vendas të luleshtrydheve po marrin më shesin më pak.
Madje, çmimi i luleshtrydheve në tregjet e vendit tonë ka rënë, pasi kërkesa për të blerë është e ulët. Çmimi i ulët nxiti mesditën e sotme protestën e fermerëve të Frakullës në Fier.
Fermerët kanë pohuar gjithashtu se po detyrohen që prodhimin ta hedhin në lumin Vjosë. Përballë kësaj situate, fermerët thonë se ndodhen në prag të falimentimit në një vit të vështirë duke hedhur gjithashtu poshtë zërat se prodhimi i zonës së tyre nuk është bio.