Aktualitet

EMRI/ Shiste lëndë narkotike në doza, vihet në pranga 38-vjeçari në Shëngjin

Shkruar nga Liberale

EMRI/ Shiste lëndë narkotike në doza, vihet në pranga

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve evidentuan dhe goditën një rast të kësaj veprimtarie kriminale.

Shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll një automjet tip “BMW”, me pasagjer shtetasin Elis Prenga. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit  pasagjerit u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike, kokainë, si dhe një shumë parash, për të cilën dyshohet se ky shtetas e kishte përfituar nga shitja e lëndës narkotike në doza.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, shuma e parave, automjeti tip “BMW” dhe një aparat celular.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë pasagjerit 38 vjeçar, banues në Laç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH