Aktualitet

Ndalohet në Serbi ish-deputeti i Kosovës, reagon ashpër ministria e Jashtme

Shkruar nga Liberale

 

Ndalohet në Serbi ish-deputeti i Kosovës, reagon ashpër ministria

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gramos Agusholli është ndaluar nga autoritetet e Serbisë në pikën kufitare në Merdar.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, sipas të cilës, Agusholli kaloi nëpër Serbi si rrugë tranzit drejt Sllovenisë.

“Lidhur me këtë rast, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovë në Serbi ka njoftuar misionet diplomatike të shteteve të KUINT-it dhe Zyrën e BE-së në Beograd. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar menjëherë misionet diplomatike të shteteve të KUINT-it dhe Zyrën e BE-së në Kosovë, si dhe ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të siguruar informacione të plota dhe zyrtare në lidhje me rastin”, thuhet në njoftim.

MPJD në reagim ka dënuar këtë veprim të autoriteteve serbe duke e quajtur arbitrar.“MPJD i bën thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare të reagojë menjëherë, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të z. Gramos Agusholli dhe ndalimin e praktikave të tilla represive, të cilat bien ndesh me parimet themelore të të drejtës ndërkombëtare dhe me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”

 

 

 

 

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH