Aktualitet

Mbyllet numërimi/ Skrapari i jep FITOREN PS me mbi 3 mijë vota

Shkruar nga Liberale

Mbyllet numërimi/ Skrapari i jep FITOREN PS me mbi 3 mijë vota

Procesi i numërimit ka përfunduar edhe në Bashkinë Skrapar, nga ku ka rezultuar fituese Partia Socialiste.

PS ka fituar 3614 vota, ndërsa Partia Demokratike vjen e dyta në radhë me 1588 vota. 

Nga harta e qarkut Berat, nga rezultatet e deritanishme duket se socialistët po mbizotërojnë. Kjo forcë politike në këtë qark ka arritur të fitojë deri më tani rreth 60.02%, ndërsa Partia Demokratike 29.35%.

Partia Socialiste vijon të ruaj mbështetjen tradicionale në këtë zonë të jugut, duke marrë më shumë se dyfishin e votave të PD-së. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH