Aktualitet

Kthjellime në të gjithë vendin, ja sa pritet të shkojnë temperaturat sot

Shkruar nga Liberale
Kthjellime në të gjithë vendin, ja sa pritet të shkojnë

Pritet ndryshim i situatës atmosferike në pjesën më të madhe të territorit shqiptar; duke sjellë dobësim të dukshëm të vranësirave dhe shirave; megjithatë do të mbeten prezente; në zonat malore verilindore – juglindore.

Parashikohet që orët e pasdites; të dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në pjesën më të madhe të territorit ku në skajin Juglindor do të ketë momente me pika shiu.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 7°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 29°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në qarkun e Fierit.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 30 km/h nga drejtimi; Perëndimor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH