Politikë

“Ishte bërë deti kos, kush kishte lugën më të madhe…”,Raportimi i Dumanit, Ngjela: SPAK të mos presë kallëzime nga

Shkruar nga Liberale

“Ishte bërë deti kos, kush kishte lugën më të

Spartak Ngjela, në një lidhje Skype në rubrikën “Opinion” në News24 foli në lidhje me raportimin e kreut të SPAK Altin Dumani në Komisionin e Ligjeve.


Në lidhje me faktin që Dumani theksoi mungesën e kallëzimeve të korrupsionit nga ana e institucioneve, Ngjela tha se Prokuroria e Posaçme nuk duhet të presë që puna e saj të bazohet në kallëzimin e atyre që në të vërtetë janë ata që e bëjnë korrupsionin.

Ai tha se SPAK ka një detyrë të madhe për zhvillimin e Shqipërisë, pasi korrupsioni ka mpirë zhvillimin shqiptar.

“Institucionet janë të korruptuara, vijnë nga korrupsioni. Kush ka qenë ai institucion që nuk ka qenë i korruptuar në Shqipëri.
Nga institucionet do të presë SPAK? Çfarë japin shërbimet? Aty është gjëja. Këtu ishte bërë deti kos në funksion të korrupsionit. Kush merrte lugën që ia jepte shteti hante. Ministri, zv. Kryeministri e kryeministri kishin lugën më të madhe.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH